Pars Today
Kolonëve izraelitë në Tel Aviv dhe në të gjithë territoret e pushtuara palestineze iu kërkua të fshiheshin nëpër strehimore nëntokësore, ndërsa një breshëri raketash balistike iraniane goditi objektivat e synuar prej tyre.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se nuk dëshiron zhvillimin e konfliktit në rajon dhe dëshiron që Irani të ndalojë sulmet e tij të radhës ndaj Izraelit.
“Agresionit të regjimit sionist iu dha një përgjigje vendimtare”, deklaroi Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian.
Pas operacionit hakmarrës raketor të Republikës Islamike kundër Izraelit në përgjigje të krimeve të fundit të regjimit sionist, grupet e Rezistencës kanë shprehur zyrtarisht mbështetjen për Teheranin.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe një grup ministrash të kabinetit të tij të luftës janë fshehur brenda një strehe nëntokësore ndërsa raketat iraniane godasin territoret e pushtuara palestineze.
Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara njoftoi për reagimin e ri raketor të Iranit ndaj regjimit sionist duke paralajmëruar se nëse regjimi sionist reagon me një sulm të ri, do të pasojë përgjigja e radhës e Teheranit, e cila do të jetë shkatërruese”.
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit deklaroi se Hezbollahu do të dalë më i fortë dhe tha: "Sejed Hassan Nasrallah do të qëndrojë në majat e luftës dhe xhihadit kundër shtypjes dhe pushtimit. Ai ra dëshmor në këtë mënyrë dhe në rrugën e mbrojtjes së popullit të shtypur palestinez në Rripin e Gazës".
Dëshmitarët okularë dëgjuan disa shpërthime të njëpasnjëshme në kryeqytetin e regjimit izraelit, Tel Aviv, pasi Irani hodhi dhjetëra raketa në disa objektiva në Palestinën e pushtuar.
Të paktën 8 kolonë izraelitë janë vrarë dhe 20 janë plagosur në një operacion të madh me armë zjarri nga luftëtarët palestinezë në Tel Aviv.
Gazeta izraelite Maariv raportoi se më shumë se 400 raketa u hodhën nga Irani në Izrael në vetëm gjysmë ore.