-
Sulmi me dron në akademinë ushtarake siriane vrau të paktën 100 njerëz
Tetor 05, 2023 17:25Një sulm me dron në një akademi ushtarake siriane në qytetin perëndimor Homs, ka vrarë të paktën 100 njerëz dhe ka lënë shumë të tjerë të plagosur, thonë raportet.
-
Serbia liroi të akuzuarin kryesor për tensionet e fundit në veri të Kosovës
Tetor 05, 2023 05:28Autoritetet e Beogradit të mërkurën në mbrëmje liruan ish-nënkryetarin e partisë “Lista serbe”, Milan Radoicic, i cili u arrestua të martën pasi pranoi se kishte planifikuar një sulm që vrau një oficer policie në veri të Kosovës.
-
Shtohen zërat në BE që kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë
Tetor 04, 2023 17:21Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar mundësinë e sanksionimit ndaj Serbisë, edhe pse Beogradi përpiqet të “pastrohet” pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.
-
Serbia ka vendosur afër kufirit edhe artilerinë e rëndë
Shtator 30, 2023 17:13Pas lëvizjeve të njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Kosovën, reagoi edhe Qeveria e Kosovës.
-
Ish -shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Qëllimi i Vuçiq telefonata me Blinken, për atë e çoi ushtrinë afër kufirit
Shtator 30, 2023 08:53Ish-kryekomandanti i ushtrisë serbe, opozitari serb, Zdravko Ponos, ka shkruar lidhur me shqetësimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën dhe për telefonatën që presidenti serb, Aleksander Vucic, ka marrë nga numri dy i SHBA-së, Antony Blinken.
-
Kurti pas tensioneve në kufi thotë se zotimi i Thaçit s’e lejon dërgimin e FSK’së në Veri
Shtator 30, 2023 08:50Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së ka thënë se për shkak të zotimit të ish-preisdentit Hashim Thaçi, FSK-ja s’mund të vendoset në veri, megjithatë ka shtuar se ai vakum atje duhet mbushur. Kurit ka thënë se për një gjë të tillë Kosova është duke shtuar bashkëpunimin partnerë e aleatë, e këta të fundit janë duke shtuar praninë e NATO-s dhe KFOR-it në veri.
-
Petritsch për situatën në veri: Ka rrezik që të kthehet në konflikt të armatosur, por ShBA dhe BE janë gati ta parandalojnë
Shtator 30, 2023 08:48Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, diplomati austriak, Wolfgang Petrisch, ka thënë se Kosova është duke u përballur me “krizën më të rrezikshme”, që nga shpallja e pavarësisë më 2008 dhe se gjërat mund të dalin shumë lehtë nga kontrolli dhe të shkatërrojnë gjithçka që është arritur përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në 10 vjetët e kaluara.
-
Presidenti i Iranit dënon sulmet me bomba në Pakistan
Shtator 29, 2023 17:33Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka dënuar sulmet terroriste në dy xhami në Pakistan, duke thënë se Teherani është i gatshëm të luftojë ekstremizmin në të gjitha format e tij.
-
Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në Kosovë
Shtator 29, 2023 17:22Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë.
-
Analistët serbë: Serbia u mund dhe u poshtërua
Shtator 29, 2023 05:26Analistët akuzojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk po përgjigjet në shumë pyetje lidhur me atë që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.