-
Kish, një ishull i parajsës në Gjirin Persik
Janar 19, 2023 07:16Kish është një ishull parajsë në Gjirin Persik që ndodhet në jug të Iranit. Deti blu, plazhet mahnitëse koralesh, palmat, sportet ujore e kanë bërë këtë zonë të tregtisë së lirë një vend të preferuar për turistët.
-
Kompleksi historik "Ganxh Ali Khan" në Kerman
Janar 19, 2023 07:09Kompleksi historike "Ganxh Ali Khan" i Kermanit është një nga vendet më të famshme turistike në Kerman ku ka ndërtesa unike historike. Ky kompleks përfshin një shesh, një karvansarai, një hamam, një shkollë, një xhami dhe një rezervuar uji.
-
Kalaja historike në "Birxhand"
Janar 19, 2023 06:58Kalaja e Birxhandit është monumenti më i madh historik i rrethin Birxhand, e cila ndodhet në kodrën më të lartë perëndimore të qytetit të Birxhandit që i përket epokës së dinastisë Safavide. Kjo kala ishte një vend për roje dhe banorët e kësaj kalaje ishin forca ushtarake që kishin për detyrë të jepnin lajme, të siguronin dhe mbronin. Kjo kështjellë kishte shtatë kulla, gjashtë prej të cilave kanë mbetur.
-
Vjelja e luleve Narges (Narcis)
Janar 16, 2023 06:35Në Iran ka nisur vjelja e lules narcis, aroma e këndshme e kësaj luleje të bukur mbush hundën e çdo kalimtari. Që nga kohët e lashta, nuhatja e aromës së luleve narcis rekomandohej shumë për të forcuar trurin. Kjo aromë e çliron njeriun nga dhimbjet e vazhdueshme të kokës dhe shëron kongjestionin e hundës. Vetia antiseptike e lules narcis ndalon rritjen e qelizave kancerogjene në trup.
-
Ujëvara "Ganxhname" në Hamedan ngrihet acari
Janar 16, 2023 06:27Këto ditë me motin ekstrem të ftohtë në Hamedan, kjo ujëvarë ka marrë një formë të bukur dimërore duke ngrirë. Ujëvara "Ganxhname" ndodhet pesë kilometra larg qytetit të Hamedanit dhe me një lartësi prej rreth 12 metrash, është një nga atraksionet më të bukura turistike në provincën e Hamedanit.
-
Shtëpia "Jaghmaij" në Shahrud
Janar 12, 2023 08:08Shtëpia "Jaghmaij" e Shahrood u ndërtua në vitin 1304 të kalendarit iranian, nga një arkitekt i Jazdit i quajtur Mjeshtri Mehdi Hejdarian në qytetin Shahrood. Kjo ndërtesë është ndërtuar në stilin e shtëpive buzë shkretëtirës dhe në formën e një oborri qendror në zonat e nxehta dhe të thata. Themeli i objektit është prej balte të papërpunuar dhe çatia është e mbuluar me dru.
-
Shkretira Zarin në Iran
Janar 12, 2023 08:05Provinca Yazd, me natyrën e saj të shkretëtirës, ka në zemër të saj shumë të panjohura dhe atraksione, dhe një nga këto atraksione është shkretëtira "Zarin". Karakteristika dalluese e kësaj shkretëtire janë dunat e rërës në formë harku që e bëjnë këtë shkretëtirë të artë kur shkëlqen dielli.
-
Shpella Gereftu në Iran
Dhjetor 19, 2022 08:43Shpella Gereftu, është një shpellë antike dhe me vepra historike në provincën Kurdistan të Iranit.
-
Shtëpia historike "Mutavasilan" në qytetin e bukur të Esfahanit
Dhjetor 18, 2022 06:46Shtëpia historike "Mutavasilan" në qytetin e bukur të Esfahanit në Iran.
-
Vjeshta ngjyra-ngjyra në qytetin historik dhe turistik Abjane të Iranit
Dhjetor 09, 2022 06:47Vjeshta ngjyra-ngjyra në qytetin historik dhe turistik Abjane të Iranit.