-
Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme të Greqisë takon në burg Fredi Belerin
May 18, 2023 09:37Theoharis Laskos, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme të Greqisë ka zhvilluar një takim në burg me Fredi Belerin.
-
QKUK ka pajisje mjekësore, por s’ka kush t’i shfrytëzojë
May 18, 2023 10:25Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka pajisje të cilat janë jashtë funksionit si pasojë e prishjeve. Por, disa nga pajisjet nuk shfrytëzohen edhe për arsyeje të mungesës së stafit që nuk janë të kualifikuar për mirëmbajtjen e tyre. Këtë e konfirmojnë për Radio Kosovën zyrtarë nga departamenti i pasjeve mjekësore në SHSKUK.
-
Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD
May 18, 2023 04:38Kreu në detyrë i Partisë Demokratike, vendosi të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD.
-
Analistët: Pa presion ndërkombëtar, s’ka progres në zbatim të Marrëveshjes
May 17, 2023 12:30Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të shtojnë presionin ndaj Kosovës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Profesorë universitarë e analistë politikë thonë se përkundër nënshkrimit të dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut, palët janë larg sa i përket çështjes së Asociacionit.
-
Rama i kërkon KiE-së: Hapni rrugën të tërhiqni raportin e Dick Martyt
May 17, 2023 12:28Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i kërkon Këshillit të Europës të hapin rrugën për të tërhequr raportin famëkeq të trafikut të organeve, i sponsorizuar nga Putin për të njollosur Shqipërinë dhe Kosovën dhe bërjen e një raporti të ri.
-
Këshilli Federal i Zvicrës heq vizat për Kosovën
May 17, 2023 12:28Nga 1 janari 2024, shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë pa viza edhe në Zvicër, e cila ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është në zonën Schengen. Vendimi u mor sot, më 17 maj nga Këshilli Federal i Zvicrës, që miratoi ndryshimin e nevojshëm të Urdhëresës për hyrjen dhe lëshimin e vizave.
-
KQZ nxjerr rezultatin zyrtar të zgjedhjeve
May 17, 2023 04:47Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka lexuar në një deklaratë për mediat emrat e kryebashkiakëve të rinj të Republikës së Shqipërisë.
-
“Granata dore dhe antitank”| Qytetarët në Serbi dorëzojnë armët pas amnistisë
May 17, 2023 04:47Më shumë se 13500 armë janë dorëzuar nga qytetarët në Serbi mes tyre granata dore, armë automatike dhe raketa antitank. Autoritetet kanë shpallur një periudhë amnistie prej një muaji për qytetarët që të dorëzojnë armë të paregjistruara ose do të përballen me dënime me burg. Vendimi u mor pasi vendi u trondit nga dy ngjarje të njëpasnjëshme kur një djalë vrau shokët e klasës dhe një tjetër vrau 8 banorët e një fshati .
-
BE: Mbështesim aktivitetet për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor
May 17, 2023 04:47Në Bruksel po zhvillohet një takimi për kontrollin e armëve të zjarrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe parandalimin e trafikimit të tyre.
-
Osmani dhe Kurti zotohen se Kosova do të zbatojë marrëveshjet
May 16, 2023 10:18Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë deklaruar lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi e takimin e së hënës mes dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Perkoviq.