BE: Mbështesim aktivitetet për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i144062-be_mbështesim_aktivitetet_për_kontrollin_e_armëve_në_ballkanin_perëndimor
Në Bruksel po zhvillohet një takimi për kontrollin e armëve të zjarrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe parandalimin e trafikimit të tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2023 04:47 Europe/Tirane
  • BE: Mbështesim aktivitetet për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor

Në Bruksel po zhvillohet një takimi për kontrollin e armëve të zjarrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

 Duke folur në këtë takim, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka tërhequr vërejtjen se rreziku nga këto armë nuk është vetëm në teori, por i vërtetë.  Borrell, duke iu referuar rasteve të vrasjeve në Serbi, tha se është e gabuar të mendohet se gjëra të tilla nuk mund të ndodhin në Evropë sepse, siç tha ai, ato po ndodhin. “Në mënyrë që rastet e tilla të ndodhin, kryesit e veprimit duhet të kenë qasje në armë, që bën që kjo konferencë të tërheqë edhe më shumë vëmendje dhe interes. Sepse rastet e tilla dramatike na rikujtojnë se sa e rëndësishme është që të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e armëve të lehta”, tha Borrell.  Ai nënvizoi se është detyrë e të gjithëve që ta bëjnë Evropën më të sigurt në këtë kohë sfidash.  Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka përshëndetur edhe fushatën e mbledhjes së armëve që ka nisur Qeveria e Serbisë pas rasteve tragjike, dhe tha se BE-ja e mbështet këtë fushatë.