-
Irani dënon bombardimet e tmerrshme izraelite ndaj banorëve të Gazës
Gusht 10, 2024 16:33Irani ka dënuar një bombardim izraelit ndaj një shkolle që strehonte palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës që la më shumë se njëqind njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.
-
Presidenti Pezeshkian: Hasan Yazdani i dha kuptim thënies 'Deri në frymën e fundit, për Iranin'
Gusht 10, 2024 07:45Presidenti e përgëzoi mundësin Hasan Yazdani, kapitenin e ekipit kombëtar të mundjes së lirë të Iranit, për fitimin e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike të Parisit dhe shkroi: "Yazdani i dha kuptim thënies 'Deri në frymën e fundit, për Iranin'."
-
Gjeneral Fadavi: Urdhrat e Liderit të Revolucionit për të ndëshkuar Izraelin do të zbatohen në mënyrën më të mirë
Gusht 10, 2024 07:43Në një deklaratë, Zv/Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit theksoi sigurinë e zbatimit të urdhrave të Liderit Suprem për ndëshkimin e regjimit sionist për vrasjen e kreut të Zyrës Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.
-
Përfaqësia e Iranit në OKB: Çfarëdo marrëveshjeje të pranojë Hamasi, ne do ta pranojmë atë
Gusht 10, 2024 07:42Misioni i përhershëm i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork njoftoi se "vendosja e një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza është prioriteti ynë; prandaj, çdo marrëveshje që do të pranojë Hamasi, do të pranohet edhe nga ne".
-
Irani: Regjimi sionist është një kërcënim për Umetin Islamik
Gusht 09, 2024 17:18Ministri në detyrë i Jashtëm i Iranit, Ali Bagheri Kani, ka deklaruar se regjimi izraelit përbën një kërcënim jo vetëm për popullin palestinez, por edhe për të gjithë umetin islamik.
-
I dërguari i Iranit: Krimet izraelite shkelin qartë të drejtat themelore të palestinezëve
Gusht 09, 2024 17:16Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Zyrën e OKB-së dhe Organizatat Ndërkombëtare në Gjenevë, Ali Bahraini, i ka quajtur krimet e regjimit sionist një shkelje të qartë të të drejtave dhe lirive themelore të palestinezëve.
-
Këshilltari i Udhëheqësit Suprem përgëzon Sinwar për postin e tij të ri si shef i Hamasit
Gusht 09, 2024 16:43Këshilltari i Udhëheqësit Suprem të Iranit për Çështjet Ndërkombëtare, Ali Akbar Velayati, ka uruar Yahya Sinwar për emërimin e tij si kreu i byrosë politike të lëvizjes së rezistencës islame, Hamas.
-
"Gjaku i martirit Haniyeh do të ndikojë në hakmarrjen e ashpër të Iranit ndaj sionistëve"
Gusht 09, 2024 16:21Komandanti i Forcave Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), gjeneral brigadier Ismail Ka'ani ka deklaruar se gjaku i dëshmorit Ismail Haniyeh, udhëheqësit të lartë të Hamasit, padyshim që do të ndikojë në hakmarrjen e ashpër të Republikës Islamike ndaj regjimit të sionistëve.
-
Ministri i Jashtëm i Iranit qorton vendet islamike që në praktikë nuk e mbështesin Palestinën
Gusht 09, 2024 16:17Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Naser Kanani, ka kritikuar mosveprimin e vendeve islamike në mbrojtjen e Palestinës.
-
Misioni i Iranit në OKB: Prioritet janë ndëshkimi i regjimit sionist dhe armëpushimi i Gazës
Gusht 09, 2024 05:19Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara ka njoftuar se disa nga prioritetet e Teheranit në rrethanat aktuale janë vendosja e një armëpushimi në Gaza njëkohësisht me ndëshkimin e regjimit sionist dhe parandalimin e tij nga agresioni i mëtejshëm kundër Republikës Islamike.