Irani: Regjimi sionist është një kërcënim për Umetin Islamik
(last modified Fri, 09 Aug 2024 18:48:15 GMT )
Gusht 09, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Irani: Regjimi sionist është një kërcënim për Umetin Islamik

Ministri në detyrë i Jashtëm i Iranit, Ali Bagheri Kani, ka deklaruar se regjimi izraelit përbën një kërcënim jo vetëm për popullin palestinez, por edhe për të gjithë umetin islamik.

Bagheri Kani u takua dhe zhvilloi bisedime me homologun e tij somalez Ahmed Moalim Fiqi në margjinat e takimit të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Xhedah të Arabisë Saudite.

Duke përshëndetur iniciativën e qeverisë somaleze për të vendosur terrenin për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve, Bagheri Kani theksoi: "Ne besojmë se vendet islamike duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre në përputhje me interesat e tyre të përbashkëta dhe duke u përballur me armiqtë e botës islame, kështu që ne nuk shohim kufi për zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me vendet afrikane.

Diplomati i lartë iranian iu referua krimeve të tmerrshme të kryera nga armiku sionist në dhjetë muajt e fundit në masakrimin e popullit të pafajshëm palestinez me armët më të avancuara dhe të sofistikuara amerikane, duke theksuar: “Përvoja tregon se Izraeli jo vetëm që është një kërcënim për popullin palestinez, por edhe një kërcënim për të gjithë Umetin Islamik dhe vendet islame duhet të ndërmarrin hapa praktik kundër regjimit sionist.”

Ndërkaq, Ahmed Moalim Fiqi shprehu kënaqësinë e tij për takimin me homologun iranian dhe dënoi agresionet izraelite kundër integritetit territorial, sovranitetit dhe stabilitetit të Republikës Islamike të Iranit. Ai shtoi se Somalia përshëndet rolin e Republikës Islamike të Iranit në mbështetjen e Palestinës dhe mbrojtjen e të drejtave të kombit të shtypur palestinez. Duke falënderuar mbështetjen e Iranit për stabilitetin dhe sigurinë e Somalisë në përballjen me fenomenin e keq të terrorizmit, ai theksoi se vendi i tij kërkon të zhvillojë dhe thellojë marrëdhëniet midis Mogadishus dhe Teheranit.

 

Tags