-
Shefi i IRGC: "Izraeli u mund nga Rezistenca dhe gabimet e tij"
Nëntor 20, 2023 16:37Regjimi izraelit u mund nga rezistenca e popullit palestinez si dhe nga gabimet e tij, tha të hënën (20 nëntor) Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneralmajor Hosein Salami.
-
Irani: Bota duhet të njohë të drejtën e fëmijëve palestinezë për të jetuar
Nëntor 20, 2023 16:34Zyrtari më i lartë iranian i të drejtave të njeriut ka shfrytëzuar rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve për të kritikuar qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare për dështimin e tyre për të mbrojtur fëmijët në Gaza, ku regjimi izraelit ka vrarë mijëra fëmijë gjatë 45 ditëve të fundit si pjesë e një lufte të pamëshirshme kundër popullit palestinez.
-
Presidenti i Iranit u dërgon letër 50 liderëve të vendeve të botës, kërkon të detyrojnë Izraelin të ndalë krimet në Gaza
Nëntor 20, 2023 13:09Në një letër drejtuar krerëve të 50 vendeve të botës, presidenti i Republikës Islamike të Iranit bëri thirrje për unanimitet dhe koordinim të vendeve të lira dhe të pavarura për të ushtruar presion mbi regjimin pushtues izraelit përmes mjeteve të ndryshme ekonomike dhe politike për të ndaluar krimet në Rripin e Gazës.
-
Amir Abdulahjan: Një situatë e re e luftës dhe konfliktit mund të paramendohet në rajon
Nëntor 20, 2023 12:41Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Nëse nuk funksionojnë skenarët e mundshëm për të ndalur krimet e regjimit sionist në agresionin kundër Rripit të Gazës, atëherë mund të parashikohet mundësia e një situate të re lufte dhe konflikti në rajon".
-
Lideri Suprem: Vendet myslimane duhet t'i ndërpresin lidhjet politike me Izraelin për një periudhë të kufizuar
Nëntor 19, 2023 15:46Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei u ka bërë thirrje vendeve myslimane që të ndërpresin lidhjet politike me regjimin izraelit për "të paktën një periudhë të kufizuar kohore" në mes të gjenocidit të vazhdueshëm të entitetit pushtues sionist në Rripin e Gazës.
-
Raisi: Një rend i drejtë botëror do të dalë nga gjaku i palestinezëve
Nëntor 19, 2023 15:44Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se një rend i drejtë botëror do të dalë nga gjaku i popullit palestinez të derdhur nga Izraeli gjatë luftës së tij gjenocidale në Rripin e Gazës.
-
Irani dhe Rusia bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Nëntor 19, 2023 15:43Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, gjatë së cilës të dy palët theksuan nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të publikuar të dielën.
-
Prodhimi i nanomedikamentit iranian kundër kancerit
Nëntor 19, 2023 13:17Specialistët e një kompanie me bazë shkencore të Iranit arritën të prodhonin ilaçe kundër kancerit pa efektet anësore të barnave konvencionale me ndihmën e njohurive shkencore vendase në fushën e teknologjisë NANO.
-
Në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik, Irani prezanton raketën hipersonike "Fatah 2" dhe dronin "Shahed 147"(Foto)
Nëntor 19, 2023 12:54Gjatë vizitës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në ekspozitën e sukseseve më të fundit të forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik, është prezantuar raketa hipersonike "Fatah 2", sistemi i mbrojtjes kundërajrore i lëvizshëm me emrin "Mehran", sistemi i avancuar i mbrojtjes kundërajrore "9 Dej" dhe droni "Shahed 147".
-
Irani dënon vrasjen kriminale në shkollën Al-Fakhora.
Nëntor 19, 2023 06:05Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi ashpër veprimin e regjimit fëmijë-vrasës sionist në vrasjen kriminale, të çmendur dhe brutale të qindra qytetarëve palestinezë në shkollat Al-Fakhora dhe Tal Za'atr në Jabalia.