Shefi i IRGC: "Izraeli u mund nga Rezistenca dhe gabimet e tij"
Regjimi izraelit u mund nga rezistenca e popullit palestinez si dhe nga gabimet e tij, tha të hënën (20 nëntor) Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneralmajor Hosein Salami.
Sionistët përpiqen të besojnë në fitore përmes dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve dhe foshnjave, si dhe bombardimeve mbi popullin e shtypur palestinez në Rripin e Gazës, tha gjenerali Salami, por ata u nënshtrohen çdo ditë sulmeve dhe një lufte rrënuese që zhvillohet nga palestinezët” tha gjeneralmajor Hosein Salami.
Edhe pse regjimi izraelit po intensifikon sulmet e tij në Rripin e Gazës, të paktën 15 tanke dhe disa transportues të personelit janë shkatërruar, ndërsa shumë prej tyre vriten çdo ditë, theksoi komandanti i përgjithshëm i IRGC, duke shtuar se armiku izraelit u mund nga rezistenca e popullit të pafajshëm palestinez si dhe nga gabimet e tij.
Duke deklaruar se bota po ndryshon dhe Islami po përhapet në të gjithë botën, gjeneralmajor Hosein Salami shtoi: "Dashtë Zoti, palestinezët do të dalin fitimtarë nga beteja kundër Izraelit".
Komandanti i përgjithshëm i IRGC-së pohoi se operacioni ushtarak i kryer nga grupet e rezistencës palestineze kundër Izraelit, i quajtur Stuhia Al-Aksa, ka dobësuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara në mbarë botën.
Ai tha se regjimi sionist kishte dështuar moralisht, ishte izoluar politikisht dhe kishte vepruar në mënyrë taktike të pamatur, duke iu referuar bombardimeve izraelite kundër palestinezëve të pafajshëm në Gaza.
Sionistët po përsërisin gabimet e tyre, gjë që po i çon në kolaps dhe asgjësim, tha komandanti i përgjithshëm i IRGC-së, duke shtuar se zhvillimet në Gaza kanë nxjerrë në pah politikat e fshehta të qeverive perëndimore dhe sionistëve kundër myslimanëve.
Në këtë drejtim, komandanti i lartë i IRGC-së theksoi se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe aleatët e tyre pushtuan rajonin me synimin për të pushtuar vendet myslimane në emër të demokracisë, edhe pse prej më shumë se njëzet vjetësh, ata janë përgjegjës për vdekjen e qindra mijëra myslimanëve dhe shkatërrimin e qyteteve të shumta në disa vende, duke përfshirë Afganistanin, Irakun, Sirinë dhe Jemenin.