-
Sulmi erdhi nga ukrainasit, por ishte i paqëllimshëm!
Nëntor 16, 2022 16:16Një fatkeqësi më tepër sesa sulm i qëllimshëm; kështu e përshkroi presidenti polak Andrzej Duda shpërthimin e së martës në Poloni që i kushtoi jetën dy personave.
-
Britani: Inflacioni në nivelin më të lartë që nga viti 1981
Nëntor 16, 2022 15:47Norma e inflacionit në Britani po rritet me shumë më tepër sesa prisnin ekonomistët, duke vënë në presion Bankën e Anglisë për të ruajtur ritmin e rritjes së normave të interesit.
-
Moska: Ngjarja e Polonisë është provokim për konflikt të drejtpërdrejtë të Rusisë dhe NATO-s
Nëntor 16, 2022 12:25Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB ka deklaruar se ngjarje e goditjes së një rakete në territorin e Polonisë është një përpjekje për të nxitur konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak mes Rusisë dhe Aleancës Veri-Atlantike (NATO).
-
OKB raporton për ekzekutimin me vrasje dhe torturat ndaj robërve të luftës nga forcat ukrainase
Nëntor 16, 2022 08:39Organizata për vëzhgimin e të drejtave të njeriut që vepron në kuadër të OKB në Ukrainë ka njoftuar për ekzekutimin me vrasje pa kurrfarë gjyqi dhe për torturimin e rovërve të luftës nga ana e forcave të Ukrainës.
-
Amerika vendos sanksione të reja kundër Iranit
Nëntor 16, 2022 05:58Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit.
-
Departamenti Amerikan i Shtetit: Ne nuk e konsiderojmë organizatën Muxhahedin Khalq (MEK) si një "përfaqësuese të popullit iranian".
Nëntor 16, 2022 05:58Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit mohoi çdo mbështetje për organizatën Muxhahedin Khalq (grupi terrorist MEK) dhe tha se Uashingtoni këtë grup kundërshtar të qeverisë iraniane nuk e konsideron si "një lëvizje të besueshme demokratike" dhe "përfaqësuese të popullit të Iranit".
-
Rusia konfirmon rifillimin e negociatave me Ukrainën për marrëveshjen e eksportit të grurit
Nëntor 16, 2022 05:58Delegacioni rus në Kombet e Bashkuara konfirmoi se negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës në lidhje me zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit, janë duke u zhvilluar.
-
Ambasadori rus thirret në Varshavë, pas një rakete që goditi Poloninë
Nëntor 16, 2022 05:57Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë njoftoi thirrjen e ambasadorit rus në Varshavë, pasi një raketë goditi Poloninë pranë kufirit me Ukrainën.
-
Rusia paralajmëron Perëndimin kundër "plaçkitjes" së aseteve të saj për "reparacionet" e Ukrainës
Nëntor 15, 2022 16:25Rusia paralajmëroi Perëndimin kundër përpjekjeve për të plaçkitur rezervat e saj ndërkombëtare të ngrira për t'u përdorur si kompensim për dëmet dhe humbjet në Ukrainë, duke premtuar se do të bëjë "çdo gjë të mundshme" për të ndaluar "plaçkitjen" e aseteve të saj.
-
Inflacioni: një valë grevash po përfshin Evropën
Nëntor 15, 2022 16:23Nëse thuhet shpesh se francezët janë kampionët e grevës, për momentin nuk janë të vetmit. Në të gjithë Evropën, me inflacionin që prek shumë vende, ka lëvizje të mëdha sociale, veçanërisht në Francë, Belgjikë, Greqi dhe Spanjë.