Amerika vendos sanksione të reja kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i134958-amerika_vendos_sanksione_të_reja_kundër_iranit
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 16, 2022 05:58 Europe/Tirane
  • Amerika vendos sanksione të reja kundër Iranit

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Thesari i SHBA-së në një deklaratë njoftoi: Uashingtonit ka sanksionuar disa individë dhe kompani të përfshira në prodhimin ose transferimin e dronëve iranianë në Rusi. Ndër kompanitë që janë përfshirë në listën e sanksioneve të SHBA-së, mund të përmendim kompaninë e kërkimit të industrisë së aviacionit Shahid, kompanitë emiratase "Success Aviation" dhe "Jet Global", të cilat janë sanksionuar për gjoja prodhimin dhe lehtësimin e transferimit të dronëve iranianë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe kompania ruse “wagner”, forcat ajrore të Gardës Revolucionare Islamike dhe Industria ajrore Kods, si dhe 2 shtetas rusë që dyshohet se kanë luajtur rol në dërgimin e dronëve iranianë për kompaninë Wagner. Duhet përmendur se në vazhdimësi të mbështetjes direkte të Shteteve të Bashkuara ndaj trazirave, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione të reja ndaj zyrtarëve dhe institucioneve iraniane. Kjo përkundër faktit se para kësaj, “Robert Mali”, përfaqësuesi special i SHBA-së për çështjet e Iranit, kishte pretenduar se presidenti amerikan Joe Biden do të shqyrtojë opsionin ushtarak nëse diplomacia dështon kundrejt Teheranit. Duhet theksuar se të hënën, Këshilli i Bashkimit Evropian shtoi 29 individë dhe 3 institucione iraniane në listën e sanksioneve për gjoja cështjen e të drejtave të njeriut.  Qeveria britanike gjithashtu lëshoi ​​një deklaratë dhe njoftoi se ka sanksionuar 24 zyrtarë iranianë nën pretekstin e çështjeve të të drejtave të njeriut.