Protestë e gjerë anti-sioniste në Malaga të Spanjës
-
Protestë e gjerë anti-sioniste në Malaga të Spanjës
Pars Today – Qyteti i Malagës në Spanjë të enjten u bë dëshmitar i një tubimi të gjerë të qytetarëve, të cilët dolën në rrugë për të dënuar krimet e ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës.
Sipas Pars Today, duke iu referuar Agjencisë së Lajmeve të Radios dhe Televizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), një numër i madh banorësh të Malagës në jug të Spanjës, duke organizuar protestë dhe tubim në qendër të qytetit, shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez dhe kërkuan nga qeveria e Madridit veprime konkrete për ndalimin e gjenocidit në Gaza dhe përfundimin e menjëhershëm të sulmeve të regjimit sionist ndaj civilëve palestinezë.
Pjesëmarrësit në këtë protestë, e cila filloi nga sheshi «Plaza de la Marina», duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur slogane të tilla si «Kjo nuk është luftë, është gjenocid» dhe «Palestina do të fitojë», kërkuan vendosjen e një embargoje të plotë të armëve ndaj regjimit sionist dhe ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike të Spanjës me këtë regjim.
Sipas këtij raporti, në këtë protestë morën pjesë grupe sociale dhe organizata të ndryshme, përfshirë parti politike të krahut të majtë.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)