Greqia kërkon ndihmë nga NATO për t'u marrë me Turqinë
(last modified Thu, 10 Sep 2020 07:33:02 GMT )
Shtator 10, 2020 09:33 Europe/Tirane
  • Greqia kërkon ndihmë nga NATO për t'u marrë me Turqinë

Media greke njoftoi se Athina synon të kërkojë ndihmë nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në përballje me Turqinë.

Media greke njoftoi se Athina të Enjten do t'i kërkojë zyrtarisht NATO të ndërmarrë hapa për të mbrojtur Greqinë nga kërcënimet e mundshme nga Ankaraja në Mesdheun lindor. Më parë, burimet e lajmeve raportuan se NATO kishte ofruar të ndërmjetësojë midis Greqisë dhe Turqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por Greqia kundërshtoi ndërmjetësimin e NATO-s të Enjten e kaluar. Në javët e fundit, tensionet në Mesdheun lindor janë përshkallëzuar për shkak të përpjekjeve të Turqisë për të filluar aktivitetet e shpimit dhe kërkimit të naftës dhe gazit në rajon. Greqia, së bashku me disa vende evropiane, beson se veprimet e Turqisë janë të paligjshme, tensionuese dhe ka paralajmëruar Ankaranë për pasojat. Turqia, megjithatë, ka deklaruar se po vepron vetëm sipas të drejtave të saj në Detin e Zi dhe Egje. Tensionet midis Ankarasë dhe Athinës mbi burimet e naftës dhe gazit në Mesdheun lindor në javët e fundit kanë çuar të dy vendet në prag të konfliktit ushtarak.

Tags