Qipro kërcënon të padisë Turqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i100083-qipro_kërcënon_të_padisë_turqinë_në_gjykatën_ndërkombëtare_të_drejtësisë
Presidenti i Qipros ka kërcënuar se do të padisë Turqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 13, 2020 05:36 Europe/Tirane
  • Qipro kërcënon të padisë Turqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Presidenti i Qipros ka kërcënuar se do të padisë Turqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të shtunën në mbrëmje, Nikos Anastasiades i bëri thirrje përsëri Turqisë që të negociojë shënimin e kufijve të saj detarë drejtpërdrejt; Përndryshe, ai do të paraqesë një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Ne në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit”. Erdoğan mbajti një fjalim në Simpoziumin “Vullneti Kombëtar nga Kujdestaria në Demokraci” që u mbajt në Stamboll. Në fjalën e tij, Erdoğan vuri në dukje se një kujdestari (delegues) mund të jetë efektiv vetëm me ngushtimin e hapësirës së vullnetit të popullit. Duke rikujtuar se siç e ka thënë edhe në natën e grushtit të shtetit më 15 korrik gjatë një fjalimi në televizion se “Ne në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit”, Erdoğan shtoi se “Populli turk i cili ishte pothuajse i përkulur nën humbje të rënda të përjetuara në 200 vitet e fundit, më 15 korrik mbrojti edhe njëherë pavarësinë dhe të ardhmen e atdheut të tij, mbi të cilin ngriti shtetin e tij që shpëtoi nën kushte të vështira”.