Greqia e vendosur për zgjerimin e kufijve detarë
(last modified Sun, 20 Sep 2020 19:40:00 GMT )
Shtator 20, 2020 21:40 Europe/Tirane
  • Greqia e vendosur për zgjerimin e kufijve detarë

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias thotë se pas përfundimit të marrëveshjeve me Egjiptin dhe Italinë, “tani është çasti që të vazhdohet me vendet e tjera.”  Ministria e Jashtme e Greqisë është duke përgatitur procedurat për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje në Detin Jonin. Sipas ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, një gjë e tillë është ushtrim ekskluziv i të drejtës që njihet nga Ligji Ndërkombëtar për Detin e që nuk është subjekt kufizimi apo miratimi nga ndonjë palë e tretë.  Dendias, thotë se qëllimi i qeverisë greke është delimitimi i të gjitha ujërave kufitare sipas parimeve të ligjit ndërkombëtar si dhe në konsultim me fqinjët.  “Pasi përfunduam marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë, është çasti që të vazhdojmë me vendet e tjera,” tha Dendias pa iu referuar konkretisht Shqipërisë.  Kreu i diplomacisë helene i referohet rastit të fundit me Turqinë dhe thotë se deri më tani Turqia e ka refuzuar mundësinë që palët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Tags