Presidenca boshnjake diskutoi për njohjen e Kosovës, Dodik kundër
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i100397-presidenca_boshnjake_diskutoi_për_njohjen_e_kosovës_dodik_kundër
Pas seancës së sotme të rregullt të Presidencës së Bosnjës së Hercegovinës dhe dy seancave të jashtëzakonshme, anëtari kroat i këtij institucioni, Zhelko Komshiq ka njoftuar se ai dhe anëtari boshnjak i Presidencës, Shefik Dzaferoviq votuan në favor të njohjes së Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2020 16:11 Europe/Tirane
  • Presidenca boshnjake diskutoi për njohjen e Kosovës, Dodik kundër

Pas seancës së sotme të rregullt të Presidencës së Bosnjës së Hercegovinës dhe dy seancave të jashtëzakonshme, anëtari kroat i këtij institucioni, Zhelko Komshiq ka njoftuar se ai dhe anëtari boshnjak i Presidencës, Shefik Dzaferoviq votuan në favor të njohjes së Kosovës.

Mirëspo, sipas tij, përfaqësuesi serb Milorad Dodik ka votuar kundër. “Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër tij”, tha Komshiq. Vendimi për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.“Do të jetë përsëri temë në javët e ardhshme”, shtoi ai. Komshiq tha se Kosova është një realitet dhe një shtet i pavarur. “Kosova është një realitet, Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë këtë. Të ikësh nga ajo që do të thotë Dodik është paksa një politikë e strucit që e fut kokën në rërë përballë rrezikut”, tha Komshiq. Po ashtu, Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës nuk ka miratuar vendimin për hyrje në Mini-Shengen, si dhe refuzoi kërkesën e Dodikut që ambasada e këtij vendi nga Tel Avivi të zhvendoset në Jerusalem.