Kroacia i thotë një “JO” të madhe Pompeot dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i100444-kroacia_i_thotë_një_jo_të_madhe_pompeot_dhe_amerikës
Gazeta “Jutarnji List” ka shkruar se autoritetet e Kroacisë sot në takim me Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, në Dubrovnik, kanë deklaruar se nuk e nënshkruajnë deklaratën e përbashkët me Uashingtonin në lidhje me sigurinë e përdorimit të rrjetit G5 në përballje me kompaninë kineze Huawei.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2020 14:55 Europe/Tirane
  • Kroacia i thotë një “JO” të madhe Pompeot dhe Amerikës

Gazeta “Jutarnji List” ka shkruar se autoritetet e Kroacisë sot në takim me Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, në Dubrovnik, kanë deklaruar se nuk e nënshkruajnë deklaratën e përbashkët me Uashingtonin në lidhje me sigurinë e përdorimit të rrjetit G5 në përballje me kompaninë kineze Huawei.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta kroate “Jutarnji List” që botohet në Zagreb, ka shkruar: “Kroacia mban po atë qëndrim të cilin e ka marrë edhe Italia dhe vetëm merr parasysh propozimet e Amerikës në lidhje me pretendimin se shfrytëzimi i shërbimeve kineze “do të jetë i dëmshëm”.

Sipas kësaj gazete, parandalimi i taksave shtesë dhe anulimi i vizave për qytetarët kroatë për të hyrë në Amerikë, kanë qenë tema të tjera që janë diskutuar në takimin e Pompeo me autoritetet e Kroacisë.

Burimet e informuara thonë se Kroacia vendos një balancim mes Kinës dhe Amerikës. Sekretari amerikan i shtetit pas vizitës së tij në Greqi dhe Itali, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ka shkuar në Kroaci.

Pompeo në fillim të muajit gusht ka vizituar Poloninë, Republikën e Çekisë, Slloveninë dhe Austrinë duke bërë përpjekje që t’i bindë anëtarët e BE-s që të mos përdorin teknologjinë kineze të kompanisë Huawei për të ndërtuar rrjetin G5. Objektiv i qeverisë së Trump është kompania Huawei e Kinës. Kroacia do të marrë qëndrim të ngjashëm me atë të Italisë.

Gazeta kroate gjithashtu ka shkruar: “Amerika po pretendon se rrjeti i teknologjisë G5 që është zhvilluar nga kompania kineze Huawei është në shërbim të rrjetit spiunazh të qeverisë së Kinës, gjë të cilën e kanë hedhur poshtë në mënyrë të prerë edhe autoritetet e Kinës edhe vetë kompania Huawei.  Zoran Milanoviç, presidenti i Kroacisë i cili ditën e enjte në një ceremoni të zhvilluar në prani të ambasadorit të Amerikës në Zagreb ka sulmuar qeverinë e Amerikës, nuk ka marrë pjesë në takimin me Pompeo”.

Presidenti i Kroacisë në ceremoninë diplomatike me titull “Vjelja e rrushit” që u zhvillua në prani të ambasadorit amerikan, ka thënë se Trump vazhdimisht po provokon dhe vendimet e tij po shkaktojnë zgjerimin e urrejtjes dhe dobësimin e pozitës së Amerikës në botë. Milanoviç në këtë ceremoni ka thënë: “Sekretari amerikan i shtetit nuk ka kohë të vije në Zagreb. Askush nuk më ka kontaktuar mua në lidhje me këtë vizitë dhe me sinqeritet po them se më mirë që unë nuk jam në qytetin Dubrovnik. Amerika vetëm në prag të zgjedhjeve presidenciale po tregon interesim ndaj Kroacisë. Pompeo po mundohet që t’ia imponojë Kroacisë blerjen e avionëve luftarakë F-16.  

Sekretari amerikan i shtetit pas vizitës në Itali, ka shkuar në qytetin Dubrovnik të Kroacisë ku është pritur nga Gordan Grlić-Radman, ministri i punëve të jashtme dhe politikave evropiane të Kroacisë. Pompeo gjatë vizitës së tij në Kroaci është takuar edhe me Andrej Plenković, kryeministrin dhe Maria Banoshiç, ministren e mbrojtjes së Kroacisë.