Bashkimi Evropian reagon pas konfirmimit të aktakuzës dhe dorëheqjes së Thaçit
(last modified Thu, 05 Nov 2020 18:26:25 GMT )
Nëntor 05, 2020 19:26 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian reagon pas konfirmimit të aktakuzës dhe dorëheqjes së Thaçit

 Bashkimi Evropian ka komentuar dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se mirëpresin faktin që ai ka rënë dakord të bashkëpunoj me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“BE-ja mbështet fuqishëm punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është thelbësor, si një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundimin e ligjit, i cili nga ana tjetër është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi. Pas dorëheqjes së Presidentit Thaçi, ne besojmë që përfaqësuesit e Kosovës do të sigurojnë vazhdimësinë e institucioneve siç përcaktohet me ligjin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e BE-së. Bashkimi Evropian ka komentuar dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se mirëpresin faktin që ai ka rënë dakord të bashkëpunoj me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. “BE-ja mbështet fuqishëm punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është thelbësor, si një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundimin e ligjit, i cili nga ana tjetër është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi. Pas dorëheqjes së Presidentit Thaçi, ne besojmë që përfaqësuesit e Kosovës do të sigurojnë vazhdimësinë e institucioneve siç përcaktohet me ligjin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e BE-së.

 

Tags