80% e serbëve kundër anëtarësimit në NATO
Nëse një referendum mbi anëtarësimin në NATO do të mbahej këtë javë në Serbi, 80 për qind do të votonin kundër, sipas një sondazhi të kryer nga CEAS-i.
Hulumtimi brenda projektit CEAS “Java e NATO-s në Beograd” tregon se vetëm pesë për qind e të anketuarve do të votonin për hyrjen e Serbisë në NATO, e cila është gjashtë përqind më pak se dy vjet më parë dhe 15 për qind nuk do të votonin fare. Kur u pyetën nëse një referendum mbi demarkacionin e Serbisë dhe Kosovës do të mbahej këtë javë, me korrigjimin e vijës kufitare, të propozuar nga presidenti i Serbisë dhe qeveria si dhe e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, me kundërshtimin e Bashkimit Evropian, 54 për qind e të anketuarve do të votonin kundër, pak më shumë se një e pesta. 21 për qind do të votonin për një zgjidhje të tillë, ndërsa 11 për qind nuk do të shkonin fare në referendum, raporton b92. Duke pasur parasysh se, ndryshe nga Rusia, Shtetet e Bashkuara në mënyrë të konsiderueshme kontrollojnë forcat e sigurisë së Kosovës dhe transformimin e tyre, 36 për qind e të anketuarve besojnë se forcimi i bashkëpunimit të mbrojtjes midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara përmirëson pozicionin e serbëve në Kosovë, pak më pak se 35 për qind besojnë se kjo nuk ndikon në pozicionin e tyre, ndërsa 19 përqind vlerësojnë se kjo përkeqëson pozicionin e serbëve në Kosovë.