Krizë në Ballkan për shkak të tërmetit në Kroaci
Një tërmet në Kroaci shkaktoi një krizë në vend dhe në Slloveni.
Sipas AFP, qeveria sllovene "me kujdes" mbylli termocentralin Krisko afër Kroacisë fqinje pasi një tërmet me madhësi 6.4 tronditi të martën Kroacinë. Një tërmet i fuqishëm me një magnitudë 6.4 të shkallës rihter ka goditur Kroacinë duke sheshuar me qindra ndërtesa ndërsa është regjistruar dhe viktima e parë një vajzë 12 vjeçare. Epiqendra e tërmetit, i cili tronditi Kroacinë rreth orës 12.20, ishte 46 kilometra nga Zagrebi dhe nëntë kilometra në perëndim, në jugperëndim të Sisak në zonën e Petrinja, njoftoi EMSC. Tërmeti është ndjerë edhe në veri të Italisë dhe gjithashtu në Slloveni. Parlamenti slloven ndërpreu përkohësisht seancën e tij. Pas tërmetit të fortë në Kroaci, i cili u ndje edhe në Slloveni, anëtarët e Parlamentit Slloven u larguan shpejt nga parlamenti. Autoritetet në Kroaci dhe Slloveni nuk kanë komentuar ende mbi tërmetin. Më parë në Mars 2020, një tërmet me madhësi 5.0 tronditi Kroacinë, duke shkaktuar humbje të rënda financiare në kryeqytetin, Zagreb.