Shqipëria arrin marrëveshje me Pfizer, vaksinimi anti-Covid nis në janar
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i102571-shqipëria_arrin_marrëveshje_me_pfizer_vaksinimi_anti_covid_nis_në_janar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me Pfizer për të nisur vaksinimin në muajin janar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2020 15:11 Europe/Tirane
  • Shqipëria arrin marrëveshje me Pfizer, vaksinimi anti-Covid nis në janar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me Pfizer për të nisur vaksinimin në muajin janar.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!”. Kreu i qeverisë shqiptare ka kritikuar BE-në për diferencimin që i bëri Ballkanit, derisa ka shtuar se nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit. “I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, ka shkruar Rama në Twitter.