Jahja Sarei: "Aramco" është objektiv ushtarak; largohuni prej andej
-
Jahja Sarei: "Aramco" është objektiv ushtarak; largohuni prej andej
ParsToday — Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit paralajmëroi punonjësit e kompanisë Aramco dhe civilët sauditë që të evakuohen nga zonat pranë kësaj kompanie, pasi ajo konsiderohet objektiv ushtarak.
Sipas ParsToday, duke cituar agjencinë e lajmeve Mehr, Jahja Sarei, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, lëshoi një mesazh në përgjigje të paralajmërimit të koalicionit saudit për evakuimin e kompleksit të kompanisë kombëtare të naftës së Jemenit në Sana.
Në deklaratën e Forcave të Armatosura të Jemenit, të publikuar nga zëdhënësi Jahja Sarei në rrjetet sociale, thuhet: "U paralajmërojmë të gjithë punonjësit dhe civilët në afërsi të objekteve që i përkasin kompanisë së naftës Aramco që të largohen prej andej dhe të qëndrojnë larg, pasi ajo përbën objektiv ushtarak për forcat tona".
Në vijim të deklaratës theksohet: "Forcat e Armatosura të Jemenit u bëjnë sërish thirrje të gjithë punonjësve, ekspertëve, inxhinierëve dhe punëtorëve në të gjitha objektet e naftës në Arabinë Saudite që të qëndrojnë larg zonave që konsiderohen objektiva për forcat tona, në mënyrë që të mos vënë jetën e tyre në rrezik".