Erdogan pret Ramën: Shqiptarët janë vëllezërit tanë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i102722-erdogan_pret_ramën_shqiptarët_janë_vëllezërit_tanë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Turqi në një vizitë dy ditore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 06, 2021 16:22 Europe/Tirane
  • Erdogan pret Ramën: Shqiptarët janë vëllezërit tanë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Turqi në një vizitë dy ditore.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë nga ministri Punëve të Brendshme Bledi, Çuçi, ajo e transporteve dhe infrastrukturës Belinda Balluku, ministrja e arsimit Evis Kushi, zëvendës ministri punëve të jashtme Gent Tare si dhe drejtori policisë së shtetit Ardi Veliu.Në një konferencë të përbashkët u firmosën disa marrëveshje mes dy vendeve, në fushën e kulturës, arsimit dhe të tjera. Presidenti turk Erdogan tha se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende mike, dhe shqiptarët janë vëllezërit tanë siç u shpreh ai. Unë jam shumë i kënaqur që pres Ramën dhe delegacionin e tij, dëshiroj që t’i uroj mirëseardhjen në Turqi, Shqipëria është një mik dhe vëlla, kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori, jemi dy popuj vëllezër. Ne e konsiderojmë detyrë që ta forcojmë akoma më shumë lidhjen tonë, me Ramën kemi folur për të forcuar bashkëpunimin, i ngritëm marrëdhëniet në nivelin e partnerit strategjik. Në takimet tona me Ramën përveç çështjeve bilaterale diskutuam dhe çështjet e tjera rajonale, kulturore e shumë të tjera”, tha Erdogan.