Protestat kundër korrupsionit qeveritar në Qipro
(last modified Sun, 14 Feb 2021 07:39:28 GMT )
Shkurt 14, 2021 08:39 Europe/Tirane
  • Protestat kundër korrupsionit qeveritar në Qipro

Demonstrata qipriote e së shtunës kundër korrupsionit qeveritar dhe kufizimeve anti-Korona në kryeqytetin, Nikozia, u kthye në dhunë pas ndërhyrjes së policisë.

Policia qipriote u mundua të shpërndajë protestuesit, duke larguar dhe arrestuar qindra protestues me kamionë, sipas Reuters. Qeveria qipriote është akuzuar gjerësisht për abuzimin e programit të saj të Shtetësisë për Investime, i cili ishte i bërë tepër i diskutueshëm që nëntorin e kaluar për abuzimin me një oferte të pasaportës qipriote për një person me një histori kriminale.  Sipas akuzave, autoritetet gjithashtu u shesin Vizën e Artë Evropiane, e cila garanton qëndrimin dhe shtetësi në BE për mbajtësit e saj, njerëzve me aktivitete kriminale, korrupsion dhe pastrim parash. Pavarësisht anulimit të planit nga qeveria, deklaratat nga disidentët, gazetarët dhe populli qipriot në mediat sociale tregojnë për korrupsionin e gjerë në shtet. Autoritetet qipriote kanë ndaluar tubimet në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.  Këto kufizime lejojnë njerëzit të largohen nga shtëpia vetëm dy herë në ditë nëse është e nevojshme.

Tags