Kurti pas certifikimit të rezultateve: Fitoi referendumi – shans i madh për Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i105424-kurti_pas_certifikimit_të_rezultateve_fitoi_referendumi_shans_i_madh_për_kosovën
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke komentuar certifikimin e rezultateve, i cili është bërë sot, ka thënë se fituan në referendum, gjë që është një shans i madh për Kosovën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 13, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Kurti pas certifikimit të rezultateve: Fitoi referendumi – shans i madh për Kosovën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke komentuar certifikimin e rezultateve, i cili është bërë sot, ka thënë se fituan në referendum, gjë që është një shans i madh për Kosovën.

Kurti ka falënderuar të gjithë ata që votuar Vetëvendosjen. “Certifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. “Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën”. “Ju faleminderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre. U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime”, ka shkruar ai.