Kurti bisedon me Presidenten e Komisionit Europian
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i106022-kurti_bisedon_me_presidenten_e_komisionit_europian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila i ka konfirmuar angazhimin e BE-së për shpërndarjen e vaksinave për qytetarët e Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 28, 2021 05:16 Europe/Tirane
  • Kurti bisedon me Presidenten e Komisionit Europian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila i ka konfirmuar angazhimin e BE-së për shpërndarjen e vaksinave për qytetarët e Kosovës.

Kosova nuk ka marrë asnjë dozë vaksine anti-Covid deri më tani, ndaj Kurti thotë se po punojnë ditë e natë për t’i siguruar ato. Më herët në një bisedë telefonike me Ramën, Ursula von der Leyen deklaroi se shumë shpejt BE do të nisë drejt rajonit 651 mijë vaksina Pfizer. Shqipëria ka vaksinuar 500 mjekë dhe infermierë nga Kosova ndërkohë që Rama ka shprehur angazhimin për të vaksinuar të gjithë personelin mjekësor atje që përllogariten rreth 11 mijë vetë.