Voton presidenti i Shqipërisë Ilir Meta: Sot atdheu mbrohet me votë!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i107320-voton_presidenti_i_shqipërisë_ilir_meta_sot_atdheu_mbrohet_me_votë!
Presidenti Ilir Meta ka votuar në njësinë  nr.5. Meta ka hedhur votën te qendra e votimit në Kopshtin nr.31, Rruga "Pjetër Bogdani".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2021 05:06 Europe/Tirane
  • Voton presidenti i Shqipërisë Ilir Meta: Sot atdheu mbrohet me votë!

Presidenti Ilir Meta ka votuar në njësinë  nr.5. Meta ka hedhur votën te qendra e votimit në Kopshtin nr.31, Rruga "Pjetër Bogdani".

Ndërkohë pasi ka hedhur votën, Meta ka mbajtur edhe një deklaratë për mediat, ku u bën thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë. Meta thotë se barazinë para ligjit na e garanton vetëm vota. Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar, e mrekullueshme edhe Zoti na ka ndihmuar sot që sovrani ti ketë kushtet sa më të mira. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm vota. Çdo qytetar të votoj i lirë dhe me dinjitet. Ka mundësi të votojë për kandidatët më të mirë. Të votojnë për atë alternativ që besojnë. Presidenti ka një agjendë që mbivendoset çdo sekond. Sot votimi është një akt patriotik. Sot atdheu mbrohet me votë. Gjithë bota sot i ka sytë te Shqipëria. Një mbarëvajtje e këtij procesi do ta bind Evropën se meritojmë të jemi në NATO." Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.