Shqipëria i thotë boll Amerikës
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i është drejtuar presidentit Ilir Meta përmes një mesazhi në Twitter duke i thënë se thirrjet për mbrehej të sfurqeve dhe sëpatave janë të dënueshme dhe duhet mbajtur përgjegjësi.
"Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin "sfurqet" në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal", shkruan Kim. Por nuk ka munguar as përgjigja e presidentit Meta gjatë intervistës së tij për Syri TV. “Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për te mos përmendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marre më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dërgoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet më Edi Ramën. Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së, të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme”, u shpreh Meta.