Pjesëmarrja e votuesve në rang vendi 31.87% deri tani
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i107348-pjesëmarrja_e_votuesve_në_rang_vendi_31.87_deri_tani
Pas 8 orëve të hapjes së procesit të votimit, 31.87%  është pjesëmarrja në rang vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2021 09:47 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrja e votuesve në rang vendi 31.87%  deri tani

Pas 8 orëve të hapjes së procesit të votimit, 31.87%  është pjesëmarrja në rang vendi.

Në qarkun e Lezhës  pjesëmarrja është 26% . Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Ndërsa KZAZ 61, bashkia Roskovec pjesëmarrja është 32 % Kzaz 60, bashkia Patos 28 %, Kzaz 62, bashkia Mallakastër 31%.

Ndërsa në Memaliaj 22%, Dropull 9.2%, Përmeti 24,6%, Këlcyra 11,5% dhe Libohovë 25%.

Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20,4%. Në KZAZ 89, Delvinë pjesëmarrja është 21%.

Në Tepelenë pjesëmarrja është 25,8%. Deri në orën 12.45 kanë votuar 4671 persona  në KZAZ 90 në Sarandë, nga 47000 banorë që janë në lista.

Në KZAZ Nr.91, në Bashkinë e Finiqit kanë votuar pak më shumë se  2500 votues nga 31000 banorë që janë të regjistruar në listat e votimit, pra 7% kanë votuar.

Në qendrën e votimit nr. 4681 në Ksamil pjesëmarrja ka arritur rreth 15%.

Deri tani ne KZAZ 61, bashkia Roskovec është votuar deri në masën 14%, ne KZAZ 62, bashkia Mallakastër 18% dhe ne KZAZ 60, bashkia Patos 15 %.

Në të 4 KZAZ të Delvinës 89,të Sarandës 90,të Finiqit 91 dhe të Konispolit 92, procesi vazhdon normalisht, ku pjesëmarrja është 3-4%.