Presidenti kroat: Do t’i dërgojmë rreth 150 ushtarë në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i108146-presidenti_kroat_do_t’i_dërgojmë_rreth_150_ushtarë_në_kosovë
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, tha sot se një kohë e re është përpara Kroacisë gjersa konfirmoi se rreth 150 ushtarë do të shkojnë në Kosovë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 11, 2021 20:56 Europe/Tirane
  • Presidenti kroat: Do t’i dërgojmë rreth 150 ushtarë në Kosovë

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, tha sot se një kohë e re është përpara Kroacisë gjersa konfirmoi se rreth 150 ushtarë do të shkojnë në Kosovë.

Shteti kroat do ta rrisë prezencën ushtarake në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s. “Ne kemi një kohë të re para nesh. Për disa ditë, 150 ushtarë tanë do të shkojnë në Kosovë. Ne e konsideruam atë një rutinë, por ajo po shqetëson fqinjët tanë. Nuk është menduar si provokim. Është e drejta jonë, ne po marrim pjesë në atë dhe do të sillemi në atë mënyrë”, deklaroi Milanoviq, raporton index.hr. I pyetur nga gazetarët nëse kishte frikë se nëse do të ketë hakmarrje ndaj ushtarëve kroatë, ai tha se nuk kishte frikë. “Shumica shqiptare është e konsoliduar në Kosovë dhe njihet nga shumë shtete të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq. Ndryshe, muajin e kaluar në selinë e ministrisë së mbrojtjes kroate, ministri Mario Bonzoviq kishte mirëpritur ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj.