Studimi dhe testimet e vaksinës "Iran-Kuba" në fazën e fundit
Shefi i institutit Pastor të Iranit ka deklaruar se vaksina kundër virusit Korona e përbashkët mes Iranit dhe Kubës, ndodhet në fazën përfundimtare ose në fazën e tretë të testimit njerëzor dhe hulumtimeve përfundimtare.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Alireza Bejgleri, shefi i institutit Pastor të Iranit, deklaroi: "Injektimi i vaksinës së përbashkët të institutit Pastor të Iranit dhe institutit Finlaj të Kubës ndodhet në fazën përfundimtare ose në fazën e tretë. Injektimi i kësaj vaksine në fazën e tretë ka filluar duke përfshirë 24 mijë persona vullnetarë në shtatë provinca dhe në tetë qytete të Iranit. Të gjitha vaksinës kur t'i shtrohen studimeve dhe testimeve, që nga fillimi ekzistojnë komitete të pavarura të cilat regjistrojnë pasojat ose efektet e saj dhe i ndjekin këto procedura, mirëpo në përmbledhjen përfundimtare që bëhet për 24 mijë injektime që kemi bërë me këtë vaksinë, nuk ka ekzistuar ndonjë shqetësim i veçantë në lidhje me këtë vaksinë".
Vaksina kundër virusit Korona me emrin "Konjuege" është prodhim i përbashkët i institutit Finlaj të Kubës dhe institutit Pastor të Iranit dhe deri më tani i ka përfunduar dy faza të testimit njerëzor me sukses dhe tani ka filluar fazën e tretë të testimit njerëzor njëkohësisht në Iran dhe në Kubë.