Hyjnë në fuqi masat lehtësuese anti-Covid, nga sot një
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i109106-hyjnë_në_fuqi_masat_lehtësuese_anti_covid_nga_sot_një
Nga sot, 1 qershor, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kështu mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme në ambientet e jashtme. Ora policore do të shtyhet me një orë, pra nis në orën 23:00 ndërsa muzika do të jetë e lejuar deri në orën 22:00.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 01, 2021 05:43 Europe/Tirane
  • Hyjnë në fuqi masat lehtësuese anti-Covid, nga sot një

Nga sot, 1 qershor, hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kështu mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme në ambientet e jashtme. Ora policore do të shtyhet me një orë, pra nis në orën 23:00 ndërsa muzika do të jetë e lejuar deri në orën 22:00.

Të gjithë shtetasit që për arsye punë do të lëvizin përtej orës 23:00, të jenë të pajisur me leje nga e-Albania ose të kenë dokumentin që vërteton se është punonjës në një nga shërbimet kritike. Policia do të dalë në terren për të monitoruar mbarëvajtjen e masave anti-Covid. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, komunikim me mediet tha se për konstatimet që do të kenë strukturat policore në shkelje të këtyre akteve, ndaj kundërvajtësve do të aplikohen masat administrative./oranews/