Jemeni sulmon me raketa aeroportin King Khalid në Riad
-
Jemeni sulmon me raketa aeroportin King Khalid në Riad
ParsToday — Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi për një sulm ndaj aeroportit ndërkombëtar King Khalid në Riad.
Sipas ParsToday, gjeneral brigade Jahja Sarei, zëdhënësi zyrtar i Forcave të Armatosura të Jemenit, tha: "Forcat e Armatosura të këtij vendi e goditën me sukses aeroportin ndërkombëtar King Khalid në Riad me një raketë balistike".
Sarei paralajmëroi sërish të gjitha kompanitë ajrore ndërkombëtare lidhur me vazhdimin e fluturimeve në hapësirën ajrore të Arabisë Saudite, me përjashtim të hapësirës ajrore të qyteteve të shenjta Mekë dhe Medinë, të cilat janë shndërruar në skenë operacionesh ushtarake.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit shtoi: "Forcat e Armatosura të Jemenit gjithashtu goditën me disa raketa balistike qendrat e grumbullimit dhe mobilizimit të forcave të armikut saudit në kazermën Qauah, në rajonin Ras al-Arah".
Ai theksoi se këto objektiva u goditën drejtpërdrejt, duke shkaktuar humbje të shumta në njerëz dhe shkatërrimin e disa depove të armëve.
Gjeneral brigade Sarei deklaroi se ky sulm u krye njëkohësisht me shënjestrimin e grumbullimeve dhe forcave përforcuese të armikut saudit në jug të Bab al-Mandabit, në rajonin Al-Saqiya dhe në Ras al-Arah, duke përdorur një numër raketash balistike.