Baghaei: Agresorët përdorin çdo lloj gënjeshtre për të justifikuar agresionin
-
Baghaei: Agresorët përdorin çdo lloj gënjeshtre për të justifikuar agresionin
ParsToday — Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke iu referuar historikut të operacioneve "flamur i rremë" të SHBA-së dhe regjimit sionist gjatë shtatë dekadave të fundit, theksoi: "Agresorët, në një situatë kur nuk kanë asnjë mënyrë për të justifikuar agresionin e tyre ushtarak, varen nga çdo dërrasë shpëtimi të bërë nga gënjeshtrat".
Sipas ParsToday, Esmail Baghaei, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke publikuar një video të shkurtër lidhur me historikun e operacioneve "flamur i rremë" të SHBA-së dhe regjimit sionist gjatë shtatë dekadave të fundit, shkroi në një mesazh: "Flamuri i rremë është një taktikë e vjetër: fillimisht sajo një skenë, pastaj drejto gishtin e akuzës nga dikush tjetër dhe, në fund, përfito nga pasojat e saj".
Ai shtoi: "Në një situatë kur opinioni publik në SHBA dhe në botë është lodhur nga lufta e paligjshme dhe agresive kundër Iranit dhe agresorët nuk kanë asnjë mënyrë për ta justifikuar agresionin e tyre ushtarak, ata, njësoj si shprehja arabe 'i mbyturi kapet pas çdo fije bari' (ai që po mbytet kapet pas çdo bime të thatë për të shpëtuar veten), për të shpëtuar veten varen nga çdo dërrasë shpëtimi të bërë nga gënjeshtrat".