Vuçiq: Besoj në mundësinë e arritjes së kompromisit me Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i109242-vuçiq_besoj_në_mundësinë_e_arritjes_së_kompromisit_me_kosovën
Pas vizitës në Kosovë dhe takimet me krerët e institucioneve kosovare Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, sot po qëndrojnë në Beograd,  ku janë takuar me  presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 03, 2021 16:18 Europe/Tirane
  • Vuçiq: Besoj në mundësinë e arritjes së kompromisit me Kosovën

Pas vizitës në Kosovë dhe takimet me krerët e institucioneve kosovare Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, sot po qëndrojnë në Beograd,  ku janë takuar me  presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb e ka vlerësuar takimin si të mirë, duke thënë se së shpejti do të vazhdohet dialogu me Kosovën e se beson në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje kompromisi. “Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar Vuçiq në Instagram. Edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka zhvilluar takim me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Një deklaratën e Qeverisë serbe është thënë se kryeministrja Brnabiq ka deklaruar gjatë bisedës se është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para së gjithash ajo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.