Kurti: Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës
(last modified Fri, 04 Jun 2021 18:23:46 GMT )
Qershor 04, 2021 20:23 Europe/Tirane
  • Kurti: Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka kërkuar kryediplomatit grek Nikos Dendias që Greqia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Këtë kërkesë Kurti ia ka bërë gjatë takimit që ka pasur ditën e sotme, ndërkohë sipas mediave të Kosovës, Dendias nuk i është përgjigjur Kurtit për kërkesën, por megjithatë ka shtuar se do e mbështesë Kosovën për liberalizimin e vizave dhe se do të përkrahë Kosovën në rrugën europiane. “Kryeministri Kurti e njoftoi kryediplomatin grek se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.

 

Tags