Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me SHBA për ekstradimin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i109620-presidenti_meta_dekreton_marrëveshjen_me_shba_për_ekstradimin
Një ditë pasi Kuvendi votoi shkarkimin e tij si President i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e katër ligjeve, që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Federale të Gjermanisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 10, 2021 15:43 Europe/Tirane
  • Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me SHBA për ekstradimin

Një ditë pasi Kuvendi votoi shkarkimin e tij si President i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e katër ligjeve, që ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Federale të Gjermanisë.

Presidenti i Republikës ka dekretuar:

Me Dekretin nr. 13096, datë 09.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 67/2021 “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Me Dekretin nr. 13097, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 68/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)””.

Me Dekretin nr. 13098, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 69/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2019 për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)””.

Me Dekretin nr. 13099, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 70/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal””/oranews/