Ministres serbe dhe 39 pelegrinëve iu ndalohet hyrja në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i109696-ministres_serbe_dhe_39_pelegrinëve_iu_ndalohet_hyrja_në_kosovë
Në një njoftim të shpërndarë në media, zyra serbe në Kosovë ka bërë të ditur se autoritetet policore në kufi, nuk kanë lejuar që të futet në këtë shtet ministrja serbe e Punës, Darija Kisiç – Tepavçeviç.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 11, 2021 15:31 Europe/Tirane
  • Ministres serbe dhe 39 pelegrinëve iu ndalohet hyrja në Kosovë

Në një njoftim të shpërndarë në media, zyra serbe në Kosovë ka bërë të ditur se autoritetet policore në kufi, nuk kanë lejuar që të futet në këtë shtet ministrja serbe e Punës, Darija Kisiç – Tepavçeviç.

 Sipas njoftimit, mësohet se bashkë me ministren, është bllokuar edhe një grup prej 39 personash, të cilët do të bënin një pelegrinazh në disa kisha ortodokse në Kosovë.  Sipas autoriteteve kufitare, ndalimi i Tepavçeviç, është bërë pasi ajo nuk udhëtonte me statusin e ministres, por si profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut./euronews/