Grevë dhe protestë në Greqi kundër reformës në ligjin e punës
(last modified Thu, 17 Jun 2021 07:02:22 GMT )
Qershor 17, 2021 09:02 Europe/Tirane
  • Grevë dhe protestë në Greqi kundër reformës në ligjin e punës

Grekët të Mërkurën dolën në rrugë për të protestuar ndaj një plani të diskutueshëm për të ndryshuar ligjin e punës në vend.

Sipas agjencisë IRNA, plani për të ndryshuar ligjin grek të punës do të miratohet nga parlamenti grek. Sipas policisë, më shumë se 7,000 njerëz të Mërkurën protestuan kundër planit në Athinë ndërsa rreth 8,000 njerëz u mblodhën para parlamentit. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pretendon se plani i reformës shumë shpejt do ta sjellë vendin në përputhje me standardet evropiane dhe do të sigurojë transparencë. Puna në distancë, dhënia e lejes për prindërit dhe mbrojtja nga ngacmimet seksuale në vendin e punës janë pjesë e këtij plani. Sipas planit të ri të ndryshuar, lejohen orë pune deri në 10 orë. Partitë dhe sindikatat e opozitës thonë se reformat prishin jetën personale të punonjësve dhe i lejojnë punëdhënësit të përfitojnë nga koha shtesë e punës. Javën e kaluar, më shumë se 16,000 banorë të Athinës dolën në rrugë për të protestuar ndaj planit të reformës. 

Tags