Gresa Caka-Nimani solemnisht merr detyrën e kryetares së GjK-së
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i110334-gresa_caka_nimani_solemnisht_merr_detyrën_e_kryetares_së_gjk_së
Me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndërmjet kryetares së deritanishme, Arta Rama – Hajrizi dhe kryetares së zgjedhur, Gresa Caka – Nimani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2021 08:48 Europe/Tirane
  • Gresa Caka-Nimani solemnisht merr detyrën e kryetares së GjK-së

Me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndërmjet kryetares së deritanishme, Arta Rama – Hajrizi dhe kryetares së zgjedhur, Gresa Caka – Nimani.

Në fjalimin e saj përshëndetës, znj. Rama – Hajrizi foli për sfidat e përballura dhe tëarriturat e Gjykatës Kushtetuese gjatë dy mandateve në krye të këtij institucioni, meç’rast përveç gjyqtarëve falënderoi edhe të gjithë stafin e Gjykatës për bashkëpunimindhe për punën e tyre të palodhur, duke theksuar se, “vetëm me përkushtimin dhepunën e përbashkët Gjykata arriti të kalojë me sukses të gjitha sfidat, duke filluar metranzicionin nga përbërja e përzier ndërkombëtare në atë vendore, përmirësimin edukshëm të kualitetit të vendimeve dhe arsyetimeve të shkruara, rritjen e integritetitdhe respektit të publikut ndaj Gjykatës, dhe çka është më e rëndësishmja,konsolidimin e rolit burimor të Gjykatës, e që është mbrojtja e frymës së Kushtetutës,e sistemit kushtetues dhe e të drejtave dhe lirive të secilit qytetar të Republikës sëKosovës”. Tutje ajo rikujtoi se, “përmes vendimeve që kemi marrë jemi vlerësuar sinjë prej gjykatave më të mira në rajon dhe, si rrjedhojë, kemi arritur të forcojmëbashkëpunimin me gjykatat e tjera, partneritetin me Komisionin e Venecias,bashkëpunimin me Këshillin e Evropës dhe së fundi edhe me Gjykatën Evropiane përtë Drejtat e Njeriut”.

Në fund, znj. Rama-Hajrizi shprehu bindjen se nën udhëheqjen e kryetaresCaka–Nimani, Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të shënojë suksese të reja në tëardhmen dhe do të konsolidojë edhe më tej praktikën e saj gjyqësore në harmoni mestandardet evropiane të drejtësisë kushtetuese.

Pas pranimit ceremonial të detyrës, kryetarja Caka-Nimani nënvizoi rëndësinë epavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe rolit të saj përcaktues në ruajtjen e rendit ekushtetues dhe vlerave kushtetuese, balancimin dhe ndarjen e pushteteve, avancimine sundimit të ligjit e rendit demokratik, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirivethemelore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ajo gjithashtu vuri theksedhe në nderin dhe përgjegjësinë e saj, që në bashkëpunim me të gjithë gjyqtarët eGjykatës dhe stafin mbështetës, të kontribuojë në konsolidimin dhe avancimin emëtejmë të drejtësisë kushtetuese në Republikën e Kosovës. Duke folur në emër të të gjithë gjyqtarëve dhe zyrtarëve të Gjykatës, kryetarja Caka-Nimani e falënderoi znj.Rama-Hajrizi për përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë mandatit të saj sigjyqtare dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese për dy mandate, në rritjen estandardeve të gjykimit dhe të cilësisë së vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhepër kontributin e jashtëzakonshëm të saj në mbrojtjen e pavarësisë institucionale tëGjykatës.

Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj. Gresa Caka-Nimani,është tri vjet.