Tensionohet politika në Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i110386-tensionohet_politika_në_serbi
Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, pothuajse është përplasur fizikisht me liderin e opozitës Vuk Jeremiç.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 26, 2021 04:47 Europe/Tirane
  • Tensionohet politika në Serbi

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, pothuajse është përplasur fizikisht me liderin e opozitës Vuk Jeremiç.

 Duket se shkak për konfliktin e tyre prej disa muajsh, janë cështje si Kosova dhe Shqipëria.  Kjo foto e publikuar nga mediat serbe tregon qartë për konfliktin mes tyre. Siç shihet presidenti ka përveshur mëngët dhe është gati të sulmojë liderin e opozitës, konflikt që ka ndodhur në presidencë.  Për mediat vendase, lideri i opozitës Jereimiç ka deklaruar se përballja me Vuçiç ka qenë vërtetë e pakëndshme. “Presidenti zbriti nga zyra e tij dhe po dridhej i tëri. Ishte një situatë e pakëndshme edhe për forcat e sigurisë. Vuçiç filloi të bërtiste, duke thënë “hajde më rrihni”. Por në ato momente truprojat e tij e neutralizuan. E ftova të dilte jashtë por nuk guxoi. Na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam hajdut”, tha Jeremiç.  Po sipas këtyre mediave, raportohet se incidenti mes Jeremiç dhe Vuçiç ka nisur pasi ky i fundit deklaroi se partia e padenjë e Jeremiç duhet luftuar.  Për të sqaruar debatin, presidenti Vuçiç thirri në zyrën e tij Jeremiç, por siç duket, gjakrat janë rënduar akoma edhe më shumë mes dy politika.  Konflikti mes tyre është ashpërsuar që kur Serbia mbështeti Shqipërinë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Jeremiç i ka kërkuar Vuçiç të shpjegojë votën pro vendit tonë./ora/