Pretendimi i Turqisë rreth trajtimit çnjerëzor të Greqisë ndaj emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i110556-pretendimi_i_turqisë_rreth_trajtimit_çnjerëzor_të_greqisë_ndaj_emigrantëve
Ministria Turke e Mbrojtjes pretendon se Greqia ka dërguar 42 emigrantë të paligjshëm në Turqi pasi i ka rrahur rëndë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 29, 2021 20:02 Europe/Tirane
  • Pretendimi i Turqisë rreth trajtimit çnjerëzor të Greqisë ndaj emigrantëve

Ministria Turke e Mbrojtjes pretendon se Greqia ka dërguar 42 emigrantë të paligjshëm në Turqi pasi i ka rrahur rëndë.

Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë mbi kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm në Greqi tha se 42 emigrantët që kishin hyrë ilegalisht në Greqi u dëbuan nga kufiri Epsala, pasi u rrahën rëndë në atë vend. Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë tha se njerëzit ishin lejuar të hynin në Turqi me një leje të lëshuar nga guvernatori i qytetit kufitar Edirne. Në marrjet fillestare në pyetje u zbulua se ata i ishin nënshtruar një dhune të ashpër pasi u arrestuan në Greqi dhe të etur e të uritur janë përzënë nga vendi pasi janë zhveshur dhe rrahur nga forcat greke. Sipas kësaj deklarate nga Ministria Turke e Mbrojtjes, këta individë pas marrjes në pyetje, u dorëzuan në Komandën e Xhandarmërisë Edirne. Deri tani asnjë informacion nuk është në dispozicion për kombësinë ose identitetin e këtyre individëve.