Presidentja osmani pritet nga perandori i Japonisë, Naruhito
(last modified Fri, 23 Jul 2021 10:28:01 GMT )
Korrik 23, 2021 12:28 Europe/Tirane
  • Presidentja osmani pritet nga perandori i Japonisë, Naruhito

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, së bashku me liderë të tjerë botërorë është pritur nga Perandori i Japonisë, Naruhito.

Presidentja Osmani ka falënderuar Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe për organizimin e Lojërave Olimpike, duke i uruar popullit japonez prosperitet dhe shëndet. 

Gjatë pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, Presidentja Osmani pati një bisedë të shkurtër edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Zonjën e Parë të SHBA-ve, Dr. Jill Biden si dhe me përfaqësues të tjerë nga disa vende të botës.

Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Jashtëm të Japonisë, Toshimitsu Motegi në kuadër të vizitës së saj në shtetin japonez, raporton Gazeta Express.

Osmani ka falënderuar ministrin e jashtëm për mbështetjen e Japonisë përgjatë viteve për Kosovën.

“Unë shpreha mirënjohjen tonë për partneritetin dhe mbështetjen e Japonisë ndër vite. Unë gjithashtu theksova rëndësinë e mbështetjes së Japonisë për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe theksova gatishmërinë tonë për një bashkëpunim më të madh”, ka shkruar Osmani.

Në vazhdën  e takimeve me krerët shtetërorë të Japonisë, Presidentja Osmani pritet ta takojë edhe kryeministrin japonez Yoshihide Suga

Presidentja ka udhëtuar dje drejt Tokios për të marrë pjesë në hapjen e Ceremonisë së Lojërave Olimpike që zhvillohen në kryeqytetin japonez.

Tags