Policia e Greqisë përleshet me protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm
(last modified Sun, 25 Jul 2021 04:52:03 GMT )
Korrik 25, 2021 06:52 Europe/Tirane
  • Policia e Greqisë përleshet me protestuesit kundër vaksinimit të detyrueshëm

Me mijëra qytetarë të Greqisë janë mbledhur para Parlamentit të këtij vendi dhe kanë protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj virusit Korona dhe këto protesta me ndërhyrjen e policisë, kanë shpërthyer në veprime të dhunshme

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se vaksinimi i detyrueshëm për disa kategori ka zemëruar grekët. Një grup qytetarësh janë ngritur në protestë duke zhvilluar mbrëmjen e të shtunës një tubim përpara Parlamentit të Greqisë në Athinë dhe qytetarët kanë protestuar kundër vaksinimit të detyruar për personelin shëndetësor. Protesta fillimisht nisi e qetë, por më pas degjeneroi në përdorimin e molotovit kundër efektivëve të policisë. Policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën e protestuesve.

Për shkak të frikës nga përhapja e variantit “Delta” të virusit Korona dhe të papriturave që mund të ndodhin në vjeshtë, qeveria greke vendosi që vaksina të jetë e detyrueshme për disa kategori dhe një gjë e tillë zemëroi një pjesë të qytetarëve

 

Tags