Kurti shpreh mirënjohje për Kroacinë: Do të qëndrojmë pranë bashkatdhetarëve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i112012-kurti_shpreh_mirënjohje_për_kroacinë_do_të_qëndrojmë_pranë_bashkatdhetarëve
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë që u ka dal në ndihmë të lënduarve në aksidentit që ndodhi në këtë shtet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 28, 2021 15:40 Europe/Tirane
  • Kurti shpreh mirënjohje për Kroacinë: Do të qëndrojmë pranë bashkatdhetarëve

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë që u ka dal në ndihmë të lënduarve në aksidentit që ndodhi në këtë shtet.

Kurti u ka shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve dhe ka thënë se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve.

“U shprehu ngushëllime për viktimat. U shpreh mirënjohje Kroacisë për ndihmën e dhënë. Qeveria do tu qëndrojë me bashkatdhetarët”.

Rreth orës 13:30 kanë arritur në pikën kufitare të Morinës, trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci.

Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.

Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Ndërkohë burimet informative nga Kroacia kanë njoftoi se shoferi i autobusit që ishte duke vozitur kur ndodhi aksidenti tragjik në Kroaci është dërguar në burgun e Pozhegës në Kroaci.

Gjithashtu, Departamenti i Policisë Brod-Posavina raportoi se identiteti i të dhjetë pasagjerëve të vdekur nga autobusi ishte vërtetuar, shkruan Dnevnik.hr.

Nga ky aksident mbetën të vdekur 10 persona.

Igor Cishper, avokati i shoferit, tha të martën se ai kishte biseduar me klientin e tij dhe se ai ka thënë se kurrë askujt nuk i kishte thënë se e ka zënë gjumi derisa ishte në timon.

“Atij i vjen keq që ndodhi e gjithë kjo. Ne do të shohim gjithçka më tej”.