Vazhdojnë zjarret në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i112536-vazhdojnë_zjarret_në_shqipëri
Mëngjesin e sotëm janë 2 vatra zjarri aktive në njësinë administrative Voskopojë, Bashkia Korçë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 09, 2021 10:07 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë zjarret në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm janë 2 vatra zjarri aktive në njësinë administrative Voskopojë, Bashkia Korçë.

Vatra e zjarrit e rënë dje në pyjet me pisha të Krushovës është pothuajse drejt fikjes. Rënia e intestitetit të flakëve ka ardhur edhe si pasojë e temperaturave të ulura gjatë natës. Në terren janë punonjës, zjarrfikës dhe forca të armatosura që kanë nisur punën që në 05:00 të mëngjesit. Mëngjesin e sotëm është vetëm një vatër active dhe po vijon puna për fikjen e plotë. Ende nuk ka informacion për sipërfaqen e djegur por nga pamjet duket një sipërfaqe e konsiderueshme që është djegur. Ndërkohë vatër aktive kemi në fshatin Gjonomadh, Flakët kanë rënë prej ditës së djeshme. Janë 10 trupa zjarrfikëse të cilat janë duke u përpjekur për të izoluar flakët. Ministri Niko Peleshi nga Voskopoja deklaroi dje se zjarri duket që është i qëllimshëm.