Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë vijon të rritet
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i112576-numri_i_rasteve_aktive_me_covid_19_në_kosovë_vijon_të_rritet
Rastet pozitive të COVID-19 në Kosovë janë rritur ndjeshëm ditëve të fundit dhe kjo prirje ka shtuar shqetësimin e autoriteteve shëndetësore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 10, 2021 03:32 Europe/Tirane
  • Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë vijon të rritet

Rastet pozitive të COVID-19 në Kosovë janë rritur ndjeshëm ditëve të fundit dhe kjo prirje ka shtuar shqetësimin e autoriteteve shëndetësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën, ndërsa janë evidentuar 269 raste të reja. Numri i të shëruarve vijon të mbetet i ulët në krahasim me rastet e reja. Përkatësisht 25 pacientë të prekur me coronavirus janë shëruar, duke e çuar numrin total të tyre në 105.757, që nga fillimi i epidemisë. Muaji gusht në krahasim me korrikun ka shënuar një rritje të shpejtë të rasteve aktive me coronavirus. Aktualisht sipas institucioneve shëndetësore në të gjithë vendin numërohen 1903 raste aktive. Specialistët shëndetësore thonë se shtimi i infektimeve lidhet me përhapjen e variantit “Delta” të COVID-19. Pavarësisht se me ritme të ulëta, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vijon të aplikohet tek ato grupe shoqërore, që cilësohen si më të rrezikuarit nga infeksioni.