"Nënë Tereza"
Mbërrijnë 45,630 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin "Nënë Tereza"
Gusht 10, 2021 03:32 Europe/Tirane
Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e sotme kanë mbërritur 45,630 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin 'Nënë Tereza.'
Kryeministri ka njoftuar nëpërmjet Facebook-ut se numri total i vaksinave të ardhura në vendin tonë ka shkuar në mbi 1.8 milion. "45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin 'Nënë Tereza' duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. 1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar? të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t'u vaksinuar ndaj COVID-19," shkruan kryeministri.
Tags