Kalimash
Shmanget rreziku në Kalimash
Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin e Kalimashit, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.
Forca zjarrfikese nga Kukësi, Kosova, Shkodra e Hasin kanë shkuar atje për të shuar flakët që pasditen e djeshme krijuan një situatë vërtet alarmante për shkak dhe përhapjes nga era. Edhe presidenti Ilir Meta u nis pas mesnatës në Kalimash për të monitoruar nga afër situatën. "Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt. Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës" informoi presidenti në një postim në facebook në orët e para të mëngjesit. Mbrëmë në Kalimash mbërriten si trupat e Forcës së Sigurisë por dhe zjarrfikësit nga Kosova. Me ta ishte edhe ministri i Brendshëm i Kosovës. Mbrëmë u njofua se në mëngjes do niste dhe ndërhyrja nga ajri.