Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Arrestuam 15 piromanë, 2 në kërkim
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i112594-zjarret_në_vend_policia_bën_bilancin_arrestuam_15_piromanë_2_në_kërkim
Policia e shtetit me anë të një njoftimi bën me dije se është angazhuar në të gjithë vendin për evidentimin dhe identifikimin e zjarrvënëseve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 10, 2021 13:40 Europe/Tirane
  • Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Arrestuam 15 piromanë, 2 në kërkim

Policia e shtetit me anë të një njoftimi bën me dije se është angazhuar në të gjithë vendin për evidentimin dhe identifikimin e zjarrvënëseve.

Prej datës 25 korrik deri në 10 gusht janë arrestuar gjithsej 15 persona, 7 prej tyre në Vlorë.

Po për këtë periudhë janë proceduar në gjendje të lirë 16 persona, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Policia njofton se në Vlorë janë arrestuar 7 persona, pasi kanë djegur sipërfaqe të ndryshme toke në fshatin Tragjas, në fshatin Gjorm, në Karaburun, Delisuf, Radhimë dhe në Sarandë, ndërsa 1 shtetas është shpallur në kërkim pasi ka djegur dy sipërfaqe me ullinj në fshatin Gjorm.

Në Himarë anë proceduar penalisht 2 shtetas, pasi kanë djegur sipërfaqe të pyllëzuara në fshatin Pilur dhe në fshatin Fterr.

Në Fier janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, konkretisht 2 shtetas janë arrestuar për zjarrin e vënë në pyllin e fshatit Gjorgoz dhe në pyllin e fshatit Kreshpan, 1 shtetas është arrestuar një shtetas për zjarrin e shkaktuar në tokat në Fermë Çlirim, 1 shtetas është arrestuar për zjarrin e shkaktuar në pyllin e fshatit Corrush.

Në Mallakastër  1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë për zjarrin e shkaktuar në Mbrostar Ferko.

Në Lushnje 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për zjarret e shkaktuara në kodrat e fshatit Karbunarë.

Në Kukës  është arrestuar një shtetas për zjarrvënie në Malin e Gjallicës. 

Në Lezhë është arrestuar 1 shtetas në Mirditë, për djegien e pyllit dhe një sipërfaqeje me pemë frutore në fshatin Simon.

Në Mirditë janë proceduar 2 shtetas në Lezhë, pasi kanë djegur një sipërfaqe me ullinj dhe pyllin e fshatit Mabë, Lezhë, si dhe 1 shtetas tjetër është proceduar në Kurbin, për djegien e një sipërfaqe kullote, ullinjve dhe pyllit në fshatin Zhejë, Kurbin.   

Në Durrës është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar penalisht një tjetër pasi kanë vënë zjarr në sipërfaqe toke, në lagjen nr. 15, Durrës dhe në fshatin Shetaj, Ishëm.

Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas për zjarrvënie, pasi ka djegur një sipërfaqe pyjore prej 3 dynymë, në fshatin Baçallëk, Pogradec.  

Në Elbasan është arrestuar 1 shtetas, 1 është proceduar penalisht, si dhe 1 është shpallur në kërkim, konkretisht: është arrestuar 1 shtetas në Belsh, pasi ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Dëshiran, Belsh, 1 është proceduar në gjendje të lirë pasi ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Gradisht, Belsh dhe 1 shtetas tjetër është shpallur në kërkim pasi ka djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme në fshatin Xhyrë, Librazhd. 

Në Gjirokastër janë proceduar 5 persona për zjarrvënie, 1 shtetas për djegien e një sipërfaqe me vreshta në fshatin Valare, 3 shtetas për djegien e pyjeve në Mashkullorë, Qesorat, Arshi Lengo në Gjirokastër dhe 1 shtetas i proceduar për zjarrin në Dropull (Llovinë).

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.